Sport

Zbulohet arsyeja e largimit të Benzemas nga kombëtarja e Francës…

Karim Benzema ishte një nga viktimat në skuadrën e Francës gjatë Kupës së Botës në Katar. Kjo një mungesë më e theksuar për faktin se sulmuesi i Real Madrid mori “Topin e Artë” në tetor.

22 Dhjetor 2022, 07:51 Nga DOSJA
Zbulohet arsyeja e largimit të Benzemas nga kombëtarja e

FRANCE - Pavarësisht se ishte pjesë e skuadrës së Didier Deschamps, prania e sulmuesit Benzema ishte në dyshim, për shkak të problemeve fizike, gjë që e detyruan atë të humbte disa ndeshje të Real Madridit. Njoftimi zyrtar për largimin e sulmuesit 35-vjeçar erdhi tre ditë para fillimit të turneut, pas një seance stërvitore në Doha të Katarit.

Problemet, megjithatë, nisën më herët, në Clairefontaine, pikë takimi për kombëtaren franceze përpara nisjes së tyre në Katar, ku sipas gazetës L'Equipe, lojtari nuk pranoi t'i nënshtrohej ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të përcaktuar gjendjen fizike. 

Ky ishte një qëndrim që nuk i pëlqeu departamentit mjekësor të federates dhe as trajnerit Deschamps, i cili përfundoi duke përcaktuar largimin e lojtarit në mënyrë, në mënyrë që ai të mund të fillonte procesin e rikuperimit në klub, në kundërshtim me dëshirën e lojtarit që synonte të mbetej i integruar në kombëtare në Doha.

Një ditë pas finales së Kupës së Botës, ku Franca u mund nga Argjentina, në vendimin e penalltive, Karim Benzema njoftoi se nuk ishte më i disponueshëm për të përfaqësuar kombëtaren, duke u tërhequr pas 97 ndeshjeve dhe 37 golave ​​për ‘Blutë’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll