Sport

Kërcënoi Messin, por tani uron Argjentinën

Arrihet ‘paqja’, boksieri meksikani i kërkon ndjesë ‘Pleshtit’

22 Dhjetor 2022, 07:03 Nga DOSJA

Kërcënoi Messin, por tani uron Argjentinën

MEKSIKE - Kampioni i boksit Canelo Alvarez shkroi në rrjetet sociale për të uruar Argjentinën për fitimin e Kupës së Botës në Katar. “Urimet më të mira, Argjentinë. E merituat”,- lexohet në urimin e tij.

Boksieri meksikan u shndërrua në personazh gjatë Botërorit, teksa kërcënoi Messin pas ndeshjes mes Meksikës dhe Argjentinës, për shkak të një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi duke shkelur, me sa duket pa dashje, fanelën dhe flamurin e Meksikës. Canelo Alvarez përfundimisht, mesa duket do t'i kërkonte falje Messit.

Tashmë me zgjidhjen e polemikës, kampioni i boksit ka uruar skuadrën argjentinase. Kun Aguero, një ish-lojtar i kombëtares argjentinase, i cili u largua nga fusha në dhjetor 2021, ndau publikimin më të fundit të boksierit, duke komentuar: “Faleminderit, Canelo. E kaluara është e kaluar."

Kërcënoi Messin, por tani uron Argjentinën

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll