Sport

Pep Guardiola: “Messi ishte më i miri për mua edhe pa e fituar Kupën e Botës”...

“Eshtë normale që njerëzit të vlerësojnë lojtarët për atë që kanë fituar, kjo është qershia e fundit në një karriere të pabesueshme”.

21 Dhjetor 2022, 18:26 Nga DOSJA

Pep Guardiola: “Messi ishte më i miri për mua edhe pa e fituar

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Ligës kundër Liverpoolit, foli kështu për ish-futbollistin e tij, Leo Messi, kampion i freskët botëror me Argjentinën:

“Të gjithë kanë mendimin e tyre, por askush nuk mund të dyshojë se ai është më i madhi i të gjitha kohërave. Për mua ai është më i miri, dikush tjetër do të thotë Pele, ose Di Stefano, ose Maradona, secili ka mendimin e tij.

I imi nuk do të kishte ndryshuar edhe nëse ai nuk do të kishte fituar Kupën e Botës. Megjithatë, është normale që njerëzit të vlerësojnë lojtarët për atë që kanë fituar, kjo është qershia e fundit në një karriere të pabesueshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll