Sport

Përkeqësohet gjendja e Peles: "Nuk funksionojnë mirë veshkat dhe zemra"...

Gjithsesi, buletini i fundit nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo është qetësues: "Përparimi i sëmundjes onkologjike"

22 Dhjetor 2022, 10:13 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja e Peles: "Nuk funksionojnë mirë

BRAZIL - Gjendja e Peles përkeqësohet. Kjo u zbulua në buletinin e fundit mjekësor për legjendën e futbollit të lëshuar nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo:

"I pranuar që nga 29 nëntori për një rivlerësim të kimioterapisë për kancerin e zorrës së trashë dhe për trajtimin e një infeksioni të frymëmarrjes, Edson Arantes do Nascimento, paraqet një progresion të sëmundjes onkologjike dhe kërkon më shumë trajtim lidhur me mosfunksionimin e veshkave dhe të zemrës, - thuhet në shënimin e institutit. - Pacienti qëndron i shtruar në një dhomë të përbashkët, nën kujdesin e nevojshëm të ekipit mjekësor".

Pak para publikimit të buletinit, u shfaq edhe vajza e “O Rei”, Kely Nascimento, e cila la të kuptohet se situata ishte shumë delikate, nëpërmjet një postimi në profilin në Instagram: “Na janë pezulluar Krishtlindjet në shtëpi. Ne kemi vendosur me mjekët që, për arsye të ndryshme, do të ishte më mirë të qëndronim këtu me gjithë kujdesin që na ofron kjo familje e re në Einstein! Ne, si gjithmonë, ju falënderojmë për gjithë dashurinë që na tregoni këtu në Brazil, si dhe në mbarë botën!

Dashuria juaj për të, historitë tuaja dhe lutjet tuaja janë një ngushëllim i madh, sepse e dimë që nuk jemi vetëm. Do ta kthejmë këtë dhomë në një sambódromo (vetëm po bëj shaka), do të bëjmë gjithashtu caipirinhas (pa shaka!!). I urojmë të gjithëve që të festojnë një Krishtlindje familjare, plot fëmijë dhe grindje, Shume dashuri dhe shendet! Ne ju duam, ne do t'ju japim përditësime javën e ardhshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll