Sport

VIDEO/ Pas dy humbjeve, Kukësi gjen fitoren dhe siguron 3 pikë shprese për t’iu larguar fundit, kurbinasit e Laçit ndalen…

Skuadra e Hallaçit gjen fitoren e parë, duke parë një 3-pikësh shprese. Reagimi i kurbinasve nuk e ndryshoi rezultatin e pjesës së parë

21 Dhjetor 2022, 15:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas dy humbjeve, Kukësi gjen fitoren dhe siguron 3 pikë shprese

KUKES - Në mesditë, në stadiumin “Kukës Arena”, ka startuar java e 15-të e Abissnet Superiores. Përballë janë vënë, skuadra vendase e Kukësit, e cila ka luajtur roli e mikpritësit për kurbinasit e Laçit.

Kuksianët, pasi janë mundur në shtëpi ndaj Teutës (0-1), që u shoqëruar edhe me dorëheqjen e trajnerit dhe rrokadës së Enkelejd Dobi dhe Rrahman Hallaçin, nuk qe e suksesshme edhe ndaj të kuqve të Partizanit (2-1) në Tiranë.

Në sprovën e tretë radhazi ndaj kurbinasve të Laçit, skuadra verilindore arrin fitoren e pare me rezultatin minimal 1-0, nën drejtimin e trajnerit Hallaçi, duke siguruar një 3-pikësh jo vetëm të rëndësishëm, por edhe mjaft shpresëdhënës për t’iu larguar fundit.

‘Heroi’ i fitores së kuksianëve ishte Gjelbërim Taipi (33’), i cili ekzekutoi me mjeshtëri një goditje dënimi e cila përfundoi në rrjetë. Shikojeni episodin... 

Pas dy fitoreve radhazi, ndaj Bylisit (0-1) në Ballsh dhe Egnatias (1-0) në shtëpi, skuadra kurbinase e Laçit gabon në Kukës dhe mundet. Futbollistët e Gentian Mezanit u përpoqën shumë për të barazuar, reaguan, por nuk ia arritën. Shkurtaj shpërdoroi rastin më të mire në pjesën e dytë për të barazuar, por gjuajtja e tij përfundoi në shtyllë.

Pas këtij rezultati, Laçi me 20 pikë ruan vendin e pestë, ndërsa Kukësi me 15 pikë pozicionohet në vendin e tetë.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll