Aktualitet

VD- Kë do vriste? Kapet 31-vjeçari në Krujë, Policia i zbulon armën e zjarrit brenda mjetit 'Porsche' (EMRI)

Arrestimi i tij është bërë nga forcat 'Shqiponja' në kuadër të operacionit të koduar 'Flagranca'. 

22 Dhjetor 2022, 09:34 Nga a.l
VD- Kë do vriste? Kapet 31-vjeçari në Krujë, Policia i
Operacion 'Flagranca'

KRUJË- Klajdi Buza 31-vjeç është arrestuar sot në flagrancë në Krujë. Arrestimi i tij është bërë nga forcat 'Shqiponja' në kuadër të operacionit të koduar 'Flagranca'. 

Buza është kapur duke qarkulluar me armë në mjetin e tij tip 'Porsche' nëpër qytet dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.


NJOFTIMI I POLICISË: 

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Flagranca", si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet “Shqiponja”, për goditjen e paligjshmërive. Lëvizte në rrugët e qytetit të Krujës, me armë zjarri pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

- K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit". Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne kruje klajdi buza

Sondazh

Poll