Politike

Nuk u shkoi në Komision, ironi mes Ina Zhupës dhe ministres Margariti: Mësoni minimumin e formulimit të edukuar

Elva Margariti nuk i ktheu përgjigje asnjërës prej pyetjeve, duke kërkuar që fillimisht të respektohet edukata. 

21 Dhjetor 2022, 19:23 Nga k.m.
Nuk u shkoi në Komision, ironi mes Ina Zhupës dhe ministres Margariti:
Elva Margariti dhe Ina Zhupa

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka kërkuar më shumë "edukatë" nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Në fjalën e saj në Foltore, Margariti nuk i ktheu përgjigje asnjërës prej pyetjeve, duke kërkuar që fillimisht të respektohet edukata. 

"Ministri i Kulturës, ministria dhe e gjithë stafi kanë qenë gjithmonë të komunikueshëm, por dëshiroj që të jap një shpjegim dashamirës. Këtu sot, ashtu si edhe çdo herë tjetër nuk gjeta minimumin e formulimit të edukuar, sikur edhe me "ju". Për seancën e kërkuar, pyetja ishte shumë e përgjithshme, Siç thatë edhe ju, më vjen mirë që në keni ndjekur edhe për xhubletën. Ju i quajtët një tufë zonjash, por kërkoj minimumin e edukatës sa herë është kryefjalë,"-tha Elva Margariti.

elva margariti seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll