Politike

Zgjedhja e avokatit të Popullit, Mediu thirrje opozitës: Të bëhemi bashkë të votojmë Besim Ndregjonin

Fatmir Mediu tha se opozita duhet që të votojë për Besim Ndregjonin.

21 Dhjetor 2022, 19:23 Nga k.m.
Zgjedhja e avokatit të Popullit, Mediu thirrje opozitës: Të
Fatmir Mediu

TIRANË- Fatmir Mediu në fjalën tij në Kuvend u shpreh se zgjedhja e avokatit të Popullit është një test moral për të gjithë opozitën. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Fatmir Mediu tha se opozita duhet që të votojë për Besim Ndregjonin.

"Zgjedhja e avokatit të popullit, test moral për të gjithë ne, të opozitës, do ishte e moralshme të gjente mundësitë për të komunikuar mes vetes dhe të gjente një kandidaturë të qenësishme për të gjithë ne, nuk paragjykoj kandidatët, por para se të bënit marrëveshje me maxhorancën, të kishit bërë më parë me ne. Kur votuam hapjen e dosjeve, ju thatë që duhet t’i japim moral të persekutuarve, në rrallë të parë duhet t’i jepnit vetes moral. E meqë ne na ka rënë të vendosim edhe për ta, që përballuan torturat çnjerëzore të komunizmit, duhet të votonim sot Besim Ndregjonin, prandaj ju kërkoj të mbajmë qëndrim, të jemi të drejtë dhe t'i japim moral vetes,"- u shpreh Mediu.

 

fatmir mediu seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll