Politike

Rama me kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, duhet të rrisim cilësinë e drejtimit

Kryeministri tha se nuk është i kënaqur me drejtorët në shkolla e se duhet të rritet cilësia në shkolla.

21 Dhjetor 2022, 18:49 Nga A.B
Rama me kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë "Mësuesi i Vitit 2022". Ai u shpreh se situata në arsim është ndryshe nga vitet më para, mirëpo nuk u kursye me kritikat. Kryeministri tha se nuk është i kënaqur me drejtorët në shkolla e se duhet të rritet cilësia në shkolla.

“Sot ne kemi të gjithë arsyet që të ndihemi më mirë se disa vite më parë situatën e arsimit parauniversitar se sot masat dhe reformat e bëra kanë filluar të japin rezultate. Atmosfera e përgjithshme dhe hapësira në të cilën punojnë të gjithë arsimtarët është ndjeshëm e përmirësuar. Nuk ka më diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës, partive, sepse tanimë i gjithë procesi i rekrutimit të mësuesve është proces i konsoliduar dhe dihet fare mirë që ripërtëritje natyrale e trupës së mësuesve kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë që na ka dhënë provën e vazhdueshme të konkurrencës duke na lehtësuar nga barra e ndjenjës së përgjegjësisë dhe fajit për shkak të padrejtësive  të vazhdueshme që ishin kthyer në sistem. Sistemi nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveç asaj të klientelës politike, korrupsionit, klientelës së krijuar nga lidhjet farefsinore. Kur mendon që këto kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është arsye për të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll