Politike

Rama: Studentët që futen në shkollën e mësuesisë marrin pagën e përmuajshme

Rama tha se paga për mësuesin dhe disa kategori të tjera do të rritet.

21 Dhjetor 2022, 18:28 Nga A.B
Rama: Studentët që futen në shkollën e mësuesisë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se studentët që do ndjekin studimet për mësuesi do përfitojnë paga të përmuajshme. Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë “Mësuesi i Vitit”, Rama ka përgëzuar mësuesit për punën e tyre mirëpo bëri të ditur dhe arritjet e Qeverisë për këtë vit. Ai theksoi, se paga për mësuesin dhe disa kategori të tjera do të rritet.

'Shkollën e mësuesisë e kemi kthyer në një program kombëtar, studentët që futen në shkollën e mësuesisë marrin dhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Se pas shkollës marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, siç janë fëmijët. 

Ndryshimi i sistemit. Janë 2 ndryshime kolosale, kanë lehtësuar mësuesit, prindërit, fëmijët. Kjo duket nga përshtypjet e mësuesve vetë. Do ti rrisim përsëri pagat për mësuesit, për punonjësit psikosocial dhe ata të sigurisë. 

Kemi arritur në 11 mld e 380 mln për të mbështetur lëvizjen e mësuesve. Sot kemi 1650 mësues ndihmës, ndërkohë që e kemi nisur me 0. Sot kemi 500 shkolla qendra komunitare, brenda së cilave janë ngritur 2500 klube, jo qoftesh, po klube artistike, vizatimi, teatri, mjedisi, ku marrin pjesë rreth 42 mijë nxënës. 

Në janar futemi në një fazë tjetër me disa programe të tjera. '- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll