Politike

'Mësueset që ndalin në pension t’i bëjmë drejtoresha'/ Rama: Do e drejtonin shkollën më mirë se burrat

Rama tha se gratë kanë eksperiencën e shumë viteve për të drejtuar shkollat dhe sipas tij do ta bëjnë shumë më mirë se disa burra.

21 Dhjetor 2022, 19:15 Nga A.B
'Mësueset që ndalin në pension t’i bëjmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që mësuesit që dalin në pension t’i kalojnë si drejtuese shkollash. Gjatë ceremonisë 'Mësuesi i vitit 2022', Rama tha se ata kanë eksperiencën e shumë viteve për të drejtuar shkollat dhe sipas tij do ta bëjnë shumë më mirë se disa burra.

“Zonjat që përfundojnë karrierën mos i lini të ikin në shtëpi por bëjini drejtore. Është një Erzen që i shef propozimet e mia me lupë dhe thotë se bien në kundërshtim me ligjin, shikojeni këtë mundësi që të përfaqësoheni nga eksperienca si shumë vite e mësuesve, nga fuqia dhe aftësia që kanë gratë si gjyshe dhe nëna. Mund ta drejtojnë shkollën shumë më mirë se disa drejtorë burra”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll