Politike

Riorganizim me një universitet qëndror në Tiranë, Berisha: Rama kërkon t’i dorëzojë tek mafia

Berisha tha se këta të fundit kishin rrogat më të ulëta dhe se nuk u jepeshin fondet e nevojshme për kërkime shkencore.

21 Dhjetor 2022, 18:16 Nga A.B
Riorganizim me një universitet qëndror në Tiranë, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se deklarata e tij për krijimin e një universiteti qëndror në Tiranë, kishte të bënte me planin për të dorëzuar universitetet në duart e mafias. Në një takim me pedagogë dhe arsimtarë, ish kryeministri tha se këta të fundit kishin rrogat më të ulëta dhe se nuk u jepeshin fondet e nevojshme për kërkime shkencore.

“Tani thotë të krijojmë universitetin e madh, t’i bashkojmë. Anti-tendencë! Pse kërkohet të bashkohet? Se u është vënë syri pasurive publike që mund të keni. Që duhet t’i rrëmbejë, kërkon që t’i japë me PPP universitetet dhe t’i dorëzojë në duart e mafies. Me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar ë gjithë fasilitetin që ato kanë. Na del tani se duhet të kemi 3 lloje universitetesh. Ky vendim është për t’i çuar universitetet tona në katastrofë dhe unë iu bëj thirrje të bëjmë gjithçka për një kundërshtim të hapur për të mbrojtur interesat e studentëve, pedagogëve dhe universiteve tona. Ku do shkojmë ne kështu? Ky njeri që mburret se nuk ka master as doktoratë, ky urren! Po ato janë djersë, janë arritje janë përkushtim individuale apo ekipi. A është meritë që nuk ke master apo doktoraturë? Jo! Atëherë ai shpreh një urrejtje. Prandaj së bashku duhet të hartojmë një program emergjence për arsimin e lartë dhe gjithë vendin”-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll