Politike

'Përfshirja me forcë e mësuesve në takime elektorale, përrallë nga e kaluara'/ Rama: Drejtimi i shkollave është ende sfidë e hapur

Rama tha se drejtimi i shkollave është ende sfidë e hapur.

21 Dhjetor 2022, 18:20 Nga A.B
'Përfshirja me forcë e mësuesve në takime elektorale,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ka ikur koha kur mësuesit përfshiheshin me forcë në takimet elektorale. Gjatë ceremonisë 'Mësuesi i vitit 2022', Rama tha se drejtimi i shkollave është ende sfidë e hapur.

'Sot nuk kam diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës dhe klientelave. Procesi i rekrutimit është një proces i konsoliduar, dihet se ripërtëritja e trupës së mësuesve, vakancat në vendin e punës kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë. Na ka lehtësuar nga barra e ndjenjës dhe përgjegjësisë për sistemin e mëparshëm. Kur mendon se këto sot kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është një arsye për të marrë frymë lirisht. Nuk kanë qënë ndolli të një shekulli më parë por të disa viteve më parë. Duket sikur është një përrallë nga e kaluara por ka qënë pjesë e jetës së mësuesve, përfshirja me forcë në takime elektorale. Sot jo vetëm që nuk kemi të tilla gjëra por po bëjmë cmos që brenda sistemit të ketë një mekanizëm vlerësimi që u jep mësuesve atë që u takon dhe të përmirësohen shkollat. Drejtimi i shkollave është ende sfidë e hapur.'- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll