Bota

Dënimi i kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu, Erdogan akuzon Perëndimin për ndërhyrje në punët e brendshme

Presidenti turk akuzoi Perëndimin për ndërhyrje në punët e vendit të tij kur ndërkohë sipas tij ende nuk është finalizuar një vendim ndaj Imamoglu.

21 Dhjetor 2022, 16:22 Nga d.a.
Dënimi i kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu, Erdogan akuzon
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar perëndimin për ndërhyjre, pas protestave ndërkombëtare për dënimin me burg të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Presidenti turk akuzoi Perëndimin për ndërhyrje në punët e vendit të tij kur ndërkohë sipas tij ende nuk është finalizuar një vendim ndaj Imamoglu.

“Ka nga ata që bëjnë inxhinieri politike me një vendim që nuk është finalizuar. Ka të huaj që përdorin një vendim gjykate (…) për të drejtuar politikën e vendit tonë”, pohoi Erdogan. 

Megjithatë, dënimi i Ekrem Imamoglu me 2 vjet e 7 muaj burg dhe privimi i të drejtave të tij politike javën e kaluar shkaktoi një mobilizim të opozitës turke dhe një protestë ndërkombëtare.

Uashingtoni shprehu "shqetësim dhe zhgënjim të thellë" për vendimin, Berlini foli për një goditje të rëndë ndaj demokracisë, Franca i bëri thirrje Turqisë të ndryshojë urgjentisht tendencat negative në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe respektimit të të drejtave themelore, ndërsa Bashkimi Evropian kritikoi një bindje "disproporcionale".

rexhep taip erdogan ekrem imamoglu

Sondazh

Poll