Bota

FOTO/ Erdogani takohet me një grup deputetësh të Kosovës

Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Turqisë, bëri të ditur të mërkurën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku.

21 Dhjetor 2022, 15:35 Nga I.A
FOTO/ Erdogani takohet me një grup deputetësh të Kosovës
Takimi

TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim një grup të deputetëve nga Kosova. Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Turqisë, bëri të ditur të mërkurën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku.

Lushtaku shkroi se Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Njoftimi i Plotë:

Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore. “Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e tij. Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

recep tayyip erdogan mergim lushtaku

Sondazh

Poll