Bota

Ukraina mes errësirës dhe dimrit të acartë, vendet më të njohura do të fikin dritat në shenjë solidarizimi

Fushata synon të mbledhë 10 milionë dollarë nëpërmjet UNITED24, platforma kombëtare e Ukrainës për mbledhjen e fondeve, për 1000 gjeneratorë për të furnizuar spitalet këtë dimër.

21 Dhjetor 2022, 15:21 Nga a.l
Ukraina mes errësirës dhe dimrit të acartë, vendet më
Ukrainë

UKRAINË- Harku i famshëm i stadiumit Wembley të Londrës, Koloseu në Romë, Shtëpia e Operës së Sidneit dhe Kulla CN e Torontos do të fikin dritat sonte në orën 20:00 (koha lokale) si pjesë e fushatës #LightUpUkraine.

Shumë ukrainas po përballen me një dimër të ndërprerjeve të energjisë elektrike si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme nga Rusia. Vendndodhjet e rëndësishme bashkohen me një mori vendesh të tjera në të gjithë Evropën për të premtuar mbështetjen e tyre, shkruan CNN.

Fushata synon të mbledhë 10 milionë dollarë nëpërmjet UNITED24, platforma kombëtare e Ukrainës për mbledhjen e fondeve, për 1000 gjeneratorë për të furnizuar spitalet këtë dimër. Sipas organizatorëve, mjekët ukrainas duhet të shpëtojnë jetë dhe të kryejnë operacione komplekse me elektrik dore, duke paraqitur një kërcënim shtesë për jetën e njerëzve./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll