Bota

Rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në Serbi: Lugina e Preshevës me mbi 100 mijë shqiptar

Sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 banorë.

21 Dhjetor 2022, 15:31 Nga d.a.
Rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në Serbi:
Lugina e Presheves

SERBI- Rezultatet e para të Regjistrimit të Popullsisë të realizuar këtë vit në territorin e Serbisë janë publikuar në faqen e internetit të Institutit Republikan të Statistikave (RZS).

Lugina e Preshevës, e cila është e banuar nga një shumicë shqiptare, ka më shumë se 100 mijë banorë, bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, nga Enti Republikan i Statistikave të këtij shteti.

Sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 banorë.

Në Serbi ka 6.690.887 banorë, sipas rezultateve të para të Regjistrimit të Popullsisë, i cili është realizuar këtë vit në periudhën nga 1 deri më 31 tetor, me një shtyrje prej shtatë ditësh në disa vende. Në regjistrimin e mëparshëm janë regjistruar 7.186.862 banorë. Kjo do të thotë se në 11 vitet e kaluara, numri i banorëve në Serbi është zvogëluar për rreth 500.000, pra afër gjysmë milioni. Kjo është 6.9 për qind më pak banorë.

Ipsred RZS në prezantimin e këtyre rezultateve të Regjistrimit të Popullsisë, Miladin Kovaçeviç tha se regjistrimi ka përfunduar më 17 nëntor në terren dhe se ndoshta është regjistrimi i fundit tradicional, sa i përket mbledhjes së të dhënave nga qytetarët.

“Nuk ishte vetëm inovative për sa i përket mbledhjes së të dhënave, por u zbatua me ndihmën e mjeteve më moderne të zhvilluara në vetë RZS”. Mbështetje e konsiderueshme erdhi nga Instituti Gjeodezik Republikan. Ne ishim në gjendje të monitoronim zbatimin e regjistrimit në kohë reale. Kishte zona të tjera me përqindje më të ulëta të përgjigjes se sa ishte planifikuar. Sidomos në qytetet e mëdha si Beogradi. Përpjekjet tona vazhdojnë për të marrë një pasqyrë të saktë jashtë fushës. Baza e të dhënave e marrë nga regjistrimi në terren është duke u plotësuar”, tha Kovaçeviç.

Rezultatet e para të Censusit përmbajnë të dhëna bazë për numrin total të personave të regjistruar, numrin e banorëve, amvisërive dhe banesave, sipas situatës më 30 shtator 2022. Krahasuar me Censusin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve është zvogëluar për 495,975 banorë, ose me 6.9%.Rënie e numrit të banorëve është shënuar në të gjitha rajonet (rreth 10%), me përjashtim të rajonit të Beogradit, ku numri i banorëve është rritur për rreth 1.6%.

Rezultatet e para të Censusit janë subjekt i ndryshimeve gjatë përpunimit të të dhënave statistikore. Rezultatet përfundimtare të Censusit do të publikohen radhazi, nga prilli 2023 deri në qershor 2024.

popullsia e lugines se presheves

Sondazh

Poll