Bota

Kriza politike në Peru/ Familja e liderit të rrëzuar Pedro Castillo niset për në Meksikë

Ministri i Jashtëm i Perusë i kishte dhënë më parë gruas dhe fëmijëve të Castillo kalimin e sigurt nga ambasada meksikane në Lima në aeroport. Ambasadori meksikan në Lima gjithashtu u nis në bordin e të njëjtit aeroplan pasi Peruja e kishte urdhëruar atë të largohej nga vendi brenda 72 orëve.

21 Dhjetor 2022, 15:18 Nga d.a.
Kriza politike në Peru/ Familja e liderit të rrëzuar Pedro

PERU- Familja e presidentit të rrëzuar të Perusë, Pedro Castillo, është larguar nga Peruja për në Meksikë pasi ky i fundit i ka ofruar azil. Castillo mbetet në paraburgim në Peru.

Sipas BBC, Ministri i Jashtëm i Perusë i kishte dhënë më parë gruas dhe fëmijëve të Castillo kalimin e sigurt nga ambasada meksikane në Lima në aeroport. Ambasadori meksikan në Lima gjithashtu u nis në bordin e të njëjtit aeroplan pasi Peruja e kishte urdhëruar atë të largohej nga vendi brenda 72 orëve.

Ministria e Jashtme e Perusë tha në llogaritë e saj në mediat sociale se po dëbonte ambasadorin Pablo Monroy për "për shkak të deklaratave të përsëritura nga autoritetet më të larta të atij vendi për situatën politike në Peru".

Tensioni midis dy vendeve është rritur që kur Kongresi i Perusë e akuzoi Castillo më 7 dhjetor. Një shumicë dërrmuese e ligjvënësve peruan votuan në favor të shkarkimit të tij menjëherë pasi Castillo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe njoftoi se po shpërndante Kongresin.

Kreu i gjykatës kushtetuese të Perusë tha se masa e Castillo përbënte një "tentativë grusht shteti" dhe Kongresi e rrëzoi shpejt atë. Ai u zëvendësua nga zëvendëspresidentja e tij, Dina Boluarte, e cila ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen për dy vjet deri në prill 2024.

Të martën, ligjvënësit mbështetën datën e mëparshme të zgjedhjeve, por ajo do të duhet të ratifikohet në një tjetër votim në muajt e ardhshëm. Nuk është ende e qartë nëse masa do të jetë e mjaftueshme për të shuar protestat e dhunshme të mbështetësve të Castillo, të cilët po bëjnë thirrje si për lirimin e tij ashtu edhe për zgjedhje të parakohshme.

Në orët pas shkarkimit të tij, Castillo u përpoq të shkonte në ambasadën meksikane për të kërkuar azil, por u ndalua gjatë rrugës nga truprojat e tij dhe u vu në paraburgim. Ai është aktualisht në paraburgim dhe nën hetim për rebelim dhe komplot të dyshuar.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador ka mbajtur anën e Castillo, duke e quajtur shkarkimin e tij "jodemokratik". Ai gjithashtu udhëzoi ambasadorin e tij që t'i jepte azil gruas së Castillo, Lilia Paredes, dhe fëmijëve të çiftit. Kjo shkaktoi zemërim të mëtejshëm në Peru, ku zonja Paredes është nën hetim për lidhjet e saj të dyshuara me një rrjet të pastrimit të parave. Ligjvënësi peruan i opozitës Maria del Carmen Alva akuzoi Meksikën se "strehon të korruptuarit".

pedro castillo kriza politike ne peru dina boluarte

Sondazh

Poll