Bota

"Ruajtja e sigurisë është kyç për rajonin", Stoltenberg përmend Kosovën në fjalimin e fundvitit

Gjatë fjalës së tij Stiltenberg tha se prania dhe misioni i NATO-s në Kosovë, është kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

21 Dhjetor 2022, 15:35 Nga d.a.
"Ruajtja e sigurisë është kyç për rajonin",
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur fjalimin e fundvitit, ku nuk la pa përmendur dhe përfshirjen e saj në territorin e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Stiltenberg tha se prania dhe misioni i NATO-s në Kosovë, është kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. "-tha ai ndër të tjera.

Stoltenberg shprehet se 2022-ta ishte vit si asnjë tjetër, ndërsa ndahet mirënjohës edhe ndaj veteranëve të NATO-s për shërbimin e tyre dhe mbajtjen të sigurt të 30 kombeve.

Ai ju referua dhe rolit të organizatës në luftën në Ukrainë ku u shpreh se NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet pasi brenda disa orësh nga pushtimi, aktivizuan planet e tyre të mbrojtjes. 

jens stoltenberg dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll