Bota

E rëndë në Kanada/ Tetë vajza adoleshente masakrojnë për vdekje një të pastrehë

Një grup kalimtarësh thirrën shërbimet e urgjencës pasi gjetën burrin me plagë me thikë pak pas mesnatës të së dielës, u tha gazetarëve detektivi i policisë së Torontos, rreshteri Terry Browne.

21 Dhjetor 2022, 15:41 Nga d.a.
E rëndë në Kanada/ Tetë vajza adoleshente masakrojnë
Policia kanadeze

KANADA- Tetë vajza adoleshente janë akuzuar për vrasjen e një 59-vjeçari në Toronto, thotë policia kanadeze. Vajzat, të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, akuzohen se kanë therur me thikë viktimën në atë që policia e përshkruan si sulm të egër pak pas mesnatës me orën lokale të së dielës.

Sipas BBC, burri, i cili nuk është identifikuar, jetonte në një strehë për të pastrehët në kohën e sulmit. Një grup kalimtarësh thirrën shërbimet e urgjencës pasi gjetën burrin me plagë me thikë pak pas mesnatës të së dielës, u tha gazetarëve detektivi i policisë së Torontos, rreshteri Terry Browne. Viktima, e cila vetëm pak kohë më parë ishte zhvendosur në banesa të strehuara, vdiq më vonë në spital.

Vajzat, identitetet e të cilave mbrohen sipas ligjit kanadez, u arrestuan pranë vendit të sulmit dhe u sekuestruan një numër armësh. Ato ishin takuar përmes mediave sociale dhe tre prej tyre kishin pasur kontakte të mëparshme me policinë, tha detektivi rreshter Terry Browne.

Një banor i një strehe aty pranë për të pastrehët tha se viktima u godit me thikë në stomak pasi u përpoq ta mbronte kur vajzat iu afruan për alkool.

"Nuk e dija nëse kishin një thikë apo çfarë. Unë thjesht u frikësova," tha ajo, duke shpjeguar se si u largua nga sulmuesit dhe kërkoi strehim në strehë.

Kryetari i Bashkisë së Torontos, John Tory tha se ai ishte "thellësisht i shqetësuar" nga rasti në një deklaratë.

"Jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga mosha e re e të akuzuarve dhe nga numri i njerëzve që dyshohet se janë përfshirë në këtë vrasje. Mendimet e mia janë me miqtë e këtij njeriu dhe të gjithë ata që e njihnin ndërsa vajtojnë humbjen e tij," tha kryebashkiaku Tory.

adoleshentet vrasin te pastrhun ne kanada policia kanadeze john tory

Sondazh

Poll