Aktualitet

Vetëplagoset teksa pastronte armën, vdes në spital 52-vjeçari nga Klosi (Emri)

9 Shtator 2019, 13:46 Nga DOSJA
Vetëplagoset teksa pastronte armën, vdes në spital

MAT– Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka qëlluar veten me armë zjarri.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e të ndjerit, Mark Nikolla, në njësinë Kurdari në Klos të Matit.

Nikolla ka qenë duke pastruar armën në momentin që është vetëplagosur. Ngjarja ka ndodhur në sy të gruas së 52-vjeçarit.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klos mat vdes mark nikolla klos mat vdes mark nikolla

Sondazh

Poll