Aktualitet

Vrasja mafioze e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Anila Hoxha: Mafia ia doli mbanë si përherë, asnjë i dyshuar….

9 Shtator 2019, 11:38 Nga DOSJA
Vrasja mafioze e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, Anila Hoxha: Mafia ia doli

Tiranë– Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë në kujtesë vrasjen në mënyrë mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gazetarja ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë emër, asnjë të dyshuar dhe asnjë pistë për vrasjen e rëndë.

Mos harroni”, 8 vite nga vrasja e tmerrshme e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Mafia ia doli mbanë si përherë, të varrosë jo vetëm gjyqtarin, por edhe dosjen e tij. Asnjë emër, asnjë i dyshuar, asnjë pistë”, shkruan Anila Hoxha.

Vrasja e gjyqtarit:

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet dhe ndonëse kanë kaluar 8 vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha vrasja e skerdilajd konomit anila hoxha vrasja e skerdilajd konomit

Sondazh

Poll