Aktualitet

E dhimbshme/ 35-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemën 9 metra të lartë, në një park të Milanos

9 Shtator 2019, 10:46 Nga DOSJA
E dhimbshme/ 35-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemën 9

MILANO- Ditën e sotme mediat italiane kanë raportuar se pasditen e së dielës një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë në një park në Milano.

Ai ishte ngjitur lartë në degët e pemëve e më pas ishte varur, vend në të cilin nuk dukej lehtësisht, por ka qenë një qytetar italian i cili ka po shëtiste qenin e tij dhe rastësisht ka parë shqiptarin e varur në pemë.

Menjëherë qytetari italian ka njoftuar forcat e emergjencës, dhe kanë arritur në vendngjarje kanë prerë degët e pemëve dhe pas dy orësh kanë arritur të ulin poshtë trupin e pajetë të 35-vjeçarit shqiptar.

Nga dokumentat që kishte në xhep, është indentifikuar si një shqiptar 35-vjeçar, ndërsa është parë se kishte unazë në gisht, gjë që tregon se është i martuar.

Ndërkohë po hetohet mbi ngjarjen pasi, shqiptari nuk rezultonte të ishte problematik shtetin italian.

Burimi: Ilmessaggero

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 35-vjeçari në itali vdes 35-vjeçari në itali

Sondazh

Poll