Aktualitet

Iu bë atentat në banesë, dëshmia e Eljus Thartorit: 30 sekonda para plagosjes po mbaja foshnjen 7 muajsh. Më qëlluan me sn

9 Shtator 2019, 12:28 Nga DOSJA
Iu bë atentat në banesë, dëshmia e Eljus Thartorit: 30

VLORË- 10 ditë më parë, ish-mësuesi i Fiskulturës Eljus Thartori që u plagos teksa qëndronte në Ballkonin e banesës së tij në Vlorë ndodhet për kurim në Turqi. Ish-mësuesi i Fiskulturës në shkollën 9 vjecare “Teli Ndini” i dënuar më parë për vrasje me 10 vite burg, u denoncua se luante ne klase bixhoz me nxenesit dhe i nxiste ata kunder drejtoreshes se shkolles Magdalena Imeri.

Nëpërmjet një rrëfimi eskluziv dhënë gazetarit Enrik Mehmeti, për “Neës24” e “BalkanËeb”, ai hedh dritë mbi ngjarjen, vendet ku ka udhëtuar, të shkuarën e tij dhe dyshimet që ka se kush e do atë të vdekur.

“Policia e di shumë mirë me cfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, se me armë se me snajper këtë e zbulon policia, nuk jam qëlluar me tritol, po luftoj me jetën kam përfunduar në Turqi. Pse nuk i gjeti autorët policia, sepse ajo i mbron ata, jam qëlluar me snajper në sy të foshnjes, me foshnjen në krahë, 30 sekonda para se të qëllohesha e lëshova.” shprehet ai ndërsa kujton mbrëmjen e atentatit.

“Po kam qenë jashtë shtetit, nuk kam asnjë kërkim, kam qënë 7 muaj herën e fundit në Angli 7 muaj kam punuar në lavazho, nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer kisha 20 ditë pastaj shkova në haxh dhe u ktheva prej 20 ditesh dhe shkoja në plazh cdo ditë mund të më vrisnin me gurë jo me snajper sikur të isha Toto Rino” vijon me tej Thartori.

Thartori thotë se dyshimet për ngjarjen i k ate drejtoresha e shkollës ku ai punonte.

“Dyshimet e mia ja le në dorë policisë, dyshimet e mia jane tek Magdalena Ymeri dhe Ilir Ymeri dhe ma ka thënë do hakmerrem ndaj teje. E bëri, dononcim te rremë në polici, tha do më vrasi fëmijët dhe cështja u pushua, ata mund të kenë paguar mendoj dhe dyshoj, policia le ta zbardh përse nuk i ka marr në pyetje?”

“Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit, pyesni cfarë kam bërë për atë shkollë, nuk kam cuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk u kam marrë një herë lekë në atë shkollë, une u gjykova dhe pavarësisht faktit u tërhoqa. Po kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrarva atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë une i them vetëm kaq i lumtë dora.”

Mbrëmjen e 30 gushtit, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt ballkonit të Eljus Thartorit për ta vrarë atë. Thartori është një person i njohur për policinë. Ai ka bërë 10 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Marrë nga Ballkan Web

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj eljus thartorit eljus thartori vlore atentati ndaj eljus thartorit eljus thartori vlore

Sondazh

Poll