Aktualitet

Ish-kryedemokratit të Vlorës i shkrumbohet ‘Benzi’ gjatë natës në Tiranë, Policia: Është e qëllimshme

9 Shtator 2019, 10:34 Nga DOSJA
Ish-kryedemokratit të Vlorës i shkrumbohet ‘Benzi’

TIRANË– Një makinë tip “Benz” në pronësi të ish-kryetarit të degës së PD-së në Vlorë, Gramoz Nezirajt është shkrumbuar orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Makina ka qenë e parkuar në rrugën “Haredin Shtino” në Don Bosko, ku edhe disa persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur flakën. Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e Benzit.

Burime për DOSJA.al bëjnë me dije se makina ka qenë në pronësi të Nazërajt, por përdorej nga një tjetër person, që sipas policisë nuk ka asnjë precedent penal.

Ndërkohë në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Neziraj ka qënë kryetari i degës së PD-së në Vlorë deri në vitin 2016, post që të cilin nuk e ka më. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Haredin Shtino”, është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N.

Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G.N, dyshohet i qëllimshëm.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne tirane gramoz neziraj tirane digjet makina ne tirane gramoz neziraj tirane

Sondazh

Poll