Aktualitet

Telenovela ‘Shullazi’, shtyhet gjyqi për të 15-ën herë… Sëmuren papritur avokatët

9 Shtator 2019, 09:04 Nga DOSJA
Telenovela ‘Shullazi’, shtyhet gjyqi për të 15-ën

TIRANE- Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Shkak për shtyrjen e 15-të të seancës është bërë mungesa e dy avokatëve, Vladimir Meçe dhe Elton Domi.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se avokatët kanë përcjellë në gjykatë arsyen e mungesës, që sipas tyre është shëndetësore. Kjo ka bërë që trupa gjykuese t’i kërkojë të pandehurit Endrit Zela, të ndërrojë avokat.

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve  Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë. Seanca e radhës u caktua më 23 shtator në 11:00.

Saga ‘Shullazi’, dhe tërmeti në prokurori

Shullazi u shoqërua nga policia e Tiranës pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha se kishte kanosur kandidatin për rektor, Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara. Ndërkohë ndaj tij ishte depozituar një tjetër padi, ajo e shqiptaro-amerikanit Jani Zaka, për gjobëvënie. Prej atij momenti, Emiljano Shullazi u mbajt në arrest, ndërsa në pranga ranë edhe katër anëtarë të tjerë të bandës së tij.

Në këtë proces që zgjati thuajse plot 20 muaj nuk munguan as përplasjet që solli lëvizja e prokurorëve. Si fillim ky proces u drejtua nga ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, për t’iu besuar më pas Eneid Nakuçit dhe Elisabeta Imerajt. Por Imeraj u tërhoq pasi u komandua drejtuese e Prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakuçi prej më shumë se 2 muaj u shkëput me argumentin se ishte sëmurë.

Zëvendësimi i Nakuçit e Imerajt solli dhe përplasjen mes prokurorëve duke krijuar një grup prej 10 rebelësh, deri sa kjo dosje u mor nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Genti Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit emiljano shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit

Sondazh

Poll