Aktualitet

Hapen digat e HEC-it të Rrapunit, gjendet trupi i pajetë i një 27-vjeçari, roja: Hyri dje, nuk doli më

9 Shtator 2019, 08:55 Nga DOSJA
Hapen digat e HEC-it të Rrapunit, gjendet trupi i pajetë i një

LIBRAZHD– Trupi i pajetë i një 24-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në digën e HEC-it të Rrapunit.

Personi i mbytur është gjetur vetëm pasi janë hapur digat e HEC-it, moment ku edhe ka dalë trupi i tij i pajetë. Gjatë mbrëmjes së djeshme roja i digës së HEC-it të Rrapunit kishte njoftuar se i riu ishte futur në hidrocentral dhe se nuk kishte dalë më prej tij. 

“Ai hyri dje, e pashë kur hyri. Por nuk doli më,“-tha roja.

Mësohet se 27- vjeçari Besim Karaj, është banues në Njësinë Administrative të Lunikut. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Nga kqyrja paraprake e trupit të të riut, nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjë që e largon atë nga pista se ai mund të jetë vrarë dhe më pas hedhur në HEC.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim karaj gjendet trupi i pajete ne rrapun heci i rrapunit librazhd besim karaj gjendet trupi i pajete ne rrapun heci i rrapunit librazhd

Sondazh

Poll