Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Lezhë, forcat xheniere largojnë nga zona e banuar 74 predha

9 Shtator 2019, 06:53 Nga DOSJA
Parandalohet tragjedia në Lezhë, forcat xheniere largojnë nga

LEZHË– Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës, ku edhe u gjetën 74 predha.

Xhenierët larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura gjenden predhat ne lezhe lezhe forcat e armatosura gjenden predhat ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll