Bota

"Nami" në Athinë, 4 persona vjedhin 18 ora Rolex nën kërcënimin e armëve 

Një grup prej katër personash “hynë” në dyqanin në rrugën Kolokotroni, kërcënuan me pistoletë punonjësin dhe u larguan me orët e shtrenjta të grabitura.

20 Dhjetor 2022, 10:50 Nga I.A
"Nami" në Athinë, 4 persona vjedhin 18 ora Rolex nën
Rolex

GREQI- Një grabitje me armë në një dyqan orësh ka ndodhur pak më parë në qendër të Athinës. Një grup prej katër personash “hynë” në dyqanin në rrugën Kolokotroni, kërcënuan me pistoletë punonjësin dhe u larguan me orët e shtrenjta të grabitura.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10.30 të mëngjesit, kur 4 grabitësit të veshur me fytyrë të plotë kanë goditur punonjësin e sigurimit të dyqanit në Parlamentin e Vjetër, kanë hyrë brenda dhe pasi kanë kërcënuar me pistoletë punonjësin, kanë marrë më shumë se 15 ora dhe janë larguar me dy motorë.

"Nami" në Athinë, 4 persona vjedhin 18 ora Rolex nën
Foto nga grabitja

Sipas informacioneve, grabitësit kanë arritur të marrin më shumë se 18 ora të shtrenjta Rolex ndërsa arratisja e tyre është bërë me dy motoçikleta drejt rrugës Stadiou.

grabitje ne athine vidhen 18 ora rolex

Sondazh

Poll