Bota

Dhunë në familje/ Burri kërcënon gruan në Kosovë: Do të vras ty si vranë Hamiden shtatzënë në spital

Ajo e ka denoncuar gjatë ditës së djeshme burrin e saj dhe ka rrëfyer detajet e rastit.

20 Dhjetor 2022, 09:12 Nga I.A

Dhunë në familje/ Burri kërcënon gruan në Kosovë:

KOSOVË- Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në një fshat të Kaçanikut, pasi një grua wshtw kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Gazeta Sinjali shkruan se burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një familje në fshatin Doganaj, ku një grua ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka kërcënuar edhe me vrasje, duke i shkaktuar viktimës frikë e shqetësim të madh. Ajo e ka denoncuar gjatë ditës së djeshme burrin e saj dhe ka rrëfyer detajet e rastit.

Bëhet me dije se i dyshuari me iniciale Q.M. ka kanosur gruan e tij, duke e paralajmëruar se “është përgatitur” për ta vrarë. Ai po dyshohet se i ka thënë asaj se “Të kisha mbytë, për këtë ditë jam përgatit, kam me t’vra si Hamiden në Prishtinë” (rasti tragjik që ka ndodhur para QKUK-së, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-burri). Për të mos mbaruar me kaq ai më pas e ka sulmuar viktimën duke e kapur për flokësh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të mos heshtë dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se t’i ndodhë më e keqja. Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i nëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

dhune ne familje

Sondazh

Poll