Bota

Tensionet në Veri/ Admirali i NATO-s takim me Vuçiçin në Beograd

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të presë në një takim admiralin në orën 10:00. Njoftimi është bërë i ditur nga presidenca serbe. 

20 Dhjetor 2022, 10:46 Nga a.l
Tensionet në Veri/ Admirali i NATO-s takim me Vuçiçin në
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Ka mbërritur në Beograd, Stuart Musch, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të presë në një takim admiralin në orën 10:00. Njoftimi është bërë i ditur nga presidenca serbe. 

Mendohet se tema e diksutimit do të jene tensionet në veri të Kosovës. Për të cilën më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave dhe se nuk do të lejojë të qënndrojnë për shumë gjatë. Sakaq, presidentja Vjosa Osmani dje priti në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Ata bisdeuan për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Kosovën. Por ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga ky takim.

Prej 11 ditësh në kufinjtë e Kosovës ka barrikada. E gjitha nisi pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Nga ajo ditë deri sot, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, barrikadat nuk janë hequr./Dosja.al

tensione në veri të kosovës aleksander vuçiç

Sondazh

Poll