Bota

Mbi 80 padi për sulme seksuale, fituesi i Oscar dënohet me 24 vite burg

Producenti i Shakespeare in Love dhe Pulp Fiction dhe bashkëthemeluesi i kompanisë argëtuese Miramax kishte veshur një kostum gri dhe dukej i zbehtë në gjykatën në Los Anxhelos të hënën.

20 Dhjetor 2022, 09:16 Nga a.l
Mbi 80 padi për sulme seksuale, fituesi i Oscar dënohet me 24 vite
Harvey ëeinstein

SHBA- Ish-manjati i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor dhe dënuar përfundimishtme 24 vite burg pasi akuzohet për krime seksuale. Sipas mediave të huaja, në seancën gjyqësore, u dëgjua se  Weinstein përdori ndikimin e tij për të joshur gratë në takime private përpara se t'i sulmonte ato. Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual që përfshinin një akuzuese, të njohur si Jane Doe 1.

Juria nuk mundi të merrte vendime mbi akuzat e Jennifer Siebel Newsom, gruaja e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe një gruaje e njohur si Jane Doe 2. Producenti i Shakespeare in Love dhe Pulp Fiction dhe bashkëthemeluesi i kompanisë argëtuese Miramax kishte veshur një kostum gri dhe dukej i zbehtë në gjykatën në Los Anxhelos të hënën.

Zonja Siebel Newsom dha dëshmi drithëruese se ajo ishte një regjisore dokumentaresh kur u përdhunua nga ëeinstein në një dhomë hoteli në vitin 2005. Zonja e parë e Kalifornisë tha në një deklaratë të hënën pas vendimit: Gjatë gjithë gjyqit, avokatët e ëeinstein përdorën seksizëm, mizogjini dhe taktika ngacmuese për të frikësuar, poshtëruar dhe tallur ne të mbijetuarit. Gjyqi ishte një kujtesë e fortë se ne si shoqëri kemi punë për të bërë.

E vetmja nga katër akuzuesit kryesorë që e identifikoi veten publikisht ishte Lauren Young. Ajo tha se ishte një modele dhe aktore dhe skenariste aspiruese kur u takua me ëeinstein për një skenar në vitin 2013. Zonja Young tha se ai e kishte bllokuar atë në një banjë hoteli dhe e kishte sulmuar seksualisht. Një masazhiste, Jane Doe 3, dëshmoi se ëeinstein e kishte bllokuar dhe sulmuar seksualisht në një banjë hoteli në vitin 2010. Ai u lirua nga ai sulm. Dënimi i tij në Nju Jork në vitin 2020 ishte një moment historik për lëvizjen #MeToo, e cila kishte bërë thirrje për abuzime dhe ngacmime seksuale të përhapura në industrinë e filmit për disa vite. Weinstein aktualisht po apelon kundër dënimit të tij Nju Jorkut. Më shumë se 80 gra janë paraqitur me akuza për sulme seksuale dhe sjellje të pahijshme kundër Weinstein që përfshin disa dekada./ Dosja.al

harvey weinstein

Sondazh

Poll