Bota

U përfshi në vrasjen e 10 mijë personave, dënohet me dy vite burg ish-sekretarja e komandantit të kampit nazist

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.

20 Dhjetor 2022, 10:36 Nga a.l
U përfshi në vrasjen e 10 mijë personave, dënohet me dy vite
Irmgard Furchner

GJERMANI- Një ish-sekretare që punonte për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,505 personave. Irmgard Furchner, 97 vjeç, u mor si dalktilografiste në Stutthof dhe punoi atje nga 1943 deri në 1945. Furchner, një nga gratë e pakta që u gjykua për krime naziste në dekada, iu dha një dënim me dy vjet burg me kusht. Edhe pse ajo ishte një punëtore civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp, shkruan BBC.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë. Stutthof, i vendosur pranë qytetit modern polak të Gdanskut, përdori një sërë metodash për të vrarë të burgosurit e tij dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit atje që nga qershori 1944.

Kur filloi gjyqi në shtator 2021, Irmgard Furchner  tentoi të arratisej nga shtëpia e saj e të moshuarve por u gjet nga policia në një rrugë në Hamburg./ Dosja.al

irmgard furchner

Sondazh

Poll