Bota

Dialogu, tema e bisedës/ Pas Serbisë, Dendias viziton Kosovën, pritet të drekojë me kryeministrin Kurti

Ai do të pritet nga homologia në Kosovë Donika Gervalla në Aeroportin e Prishtinës.

20 Dhjetor 2022, 10:00 Nga I.A
Dialogu, tema e bisedës/ Pas Serbisë, Dendias viziton Kosovën,
Nikos Dendias

KOSOVË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet nga homologia në Kosovë Donika Gervalla në Aeroportin e Prishtinës.

Të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11:00. Dendias më pas do takohet me kryeministrin Albin Kurti, ku dhe do të drekojnë bashkë.

Diskutimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës, zhvillimet rajonale, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

nikos dendias dendias ne kosove

Sondazh

Poll