Bota

A do të pranoje një ndeshje boksi me Putin? Zelenskyy me nota humori: Jam gjithmonë gati

Pyetja erdhi pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks.

20 Dhjetor 2022, 09:30 Nga a.l
A do të pranoje një ndeshje boksi me Putin? Zelenskyy me nota humori:
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ndeshje boksi me Putinin.

Gjithmonë gati. Nesër, nuk do të më interesonte. Atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse”, tha Zelensky duke qeshur për kanalin televiziv francez TF1. Pyetja erdhi pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks, shkruajnë mediat e huaja. 

Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë diçka dikujt, ose nëse dëshiron – si t’i thotë, godet me grusht në fytyrë – ai e bën vetë dhe nuk dërgon asnjë ndërmjetës", tha Putin. 

Lufta në Ukrainë vijon. Rusia është përqëndruar në goditjen e infrastrukturës energjetike të vendit, duke lënë mijëra ukrainas në terr. Situata bëhet më e vështirë tani teksa ndodhemi edhe në mes të sezonit dimëror. Ukrainasit do të përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe urisë./Dosja.al

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll