Bota

'Nuk mund të heqësh barrikadat me dhunë'/ Petkoviç- Kurtit: Liro Dejan Pantiç dhe tërhiq policët

Ai gjithashtu ka kërkuar që policët specialë të armatosur të tërhiqen nga Veriu i Kosovës dhe e Metohisë dhe të përmbushë detyrimin për themelimin e Asosacionit të Komunave Serbe. 

20 Dhjetor 2022, 08:59 Nga a.l
'Nuk mund të heqësh barrikadat me dhunë'/
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç ka bërë sërish thirrje ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të liruar ish-policin Dejan Pantiç. Ai gjithashtu ka kërkuar që policët specialë të armatosur të tërhiqen nga Veriu i Kosovës dhe e Metohisë dhe të përmbushë detyrimin për themelimin e Asosacionit të Komunave Serbe. 

"Do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantic, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës e Metohisë që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.
Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë”, tha Petkoviç.

Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Sot është dita e 11 që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tri komuna veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Policia e Kosovës ka mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak./Dosja.al

tensione në veri të kosovës petar petkoviç

Sondazh

Poll