Politike

Presidenti Meta sot në Komisionin Hetimor, ja nga kush do të shoqërohet

9 Shtator 2019, 07:19 Nga DOSJA
Presidenti Meta sot në Komisionin Hetimor, ja nga kush do të

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se ditën e sotme në orën 09:59 do të jetë në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor.

Po kush do ta shoqërojë Metën?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Presidenti do te shoqërohet nga personat më të besuar të tij.

Krah Metës do të jenë 3 këshilltarë: Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri; Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Ditën e sotme në orën 10:00 Presidenti Ilir Meta do të paraqitet para Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të tij. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë të ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor meta në komision ps shkarkon metën ilir meta komisioni hetimor meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll