Politike

Dekretet/ Meta 2 orë llogari në KH: Kisha dijeni se në 8 qershor do digjej Kuvendi. Palët s’i ula dot në dialog

9 Shtator 2019, 06:06 Nga DOSJA
Dekretet/ Meta 2 orë llogari në KH: Kisha dijeni se në 8 qershor

TIRANE- Për më shumë se 2 orë, ashtu edhe siç e kishte njoftuar presidenti i Republikës, Ilir Meta ka raportuar para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialistët për shkarkimin e tij, lidhur me dekretin e lëshuar prej tij për anulimin e zgjedhjeve dhe dekretin e dytë për një palë zgjedhje të reja më 13 tetor.

Për thirrjen e sotme Presidenti deklaroi se nuk do të bëjë shoë mediatik, dhe se është i vendosur për vendimet që ka marrë. Kreu i shtetit, është shprehur se vendimi për anulimin e zgjedhjeve, dhe shoqërimi me dekret, është bërë pasi ka patur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit.

Në komision nuk munguan batutat me deputetin Bashkim Fino, por edhe “gërricjet” me deputetin e opozitës së re, Halit Valteri.

Kreu i shtetit pranoi se nuk arriti dot që të ulte palët në dialog. Presidenti tha se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha ishin “çmendur” dhe po shkonin drejt një përplasjeje, dhe se presidenti kishte në dorë vetëm dekretin.

Prania e presidentit Ilir Meta në këtë Komision, vjen pas vendimit të tij, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo solli kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(J.V;F.G;K.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor ps shkarkon metën ilir meta komisioni hetimor ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2019, 11:51

AUSTRALI– Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e gr...