Politike

Nesër PD denoncon me zë e figurë, ja akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Vaut të Dejës

8 Shtator 2019, 20:53 Nga DOSJA
Nesër PD denoncon me zë e figurë, ja akuzat që

TIRANË- Fakte të reja pritet që të publikohen nesër nga partia Demorkatike. Dosja.al mësoi sot se PD ka në dorë një dosjen për Mark Babanin, i cili sipas informacioneve ka qenë i dënuar më parë.

Dosja.al ka mësuar dhe akuzat që rëndojnë mbi Babanin. Deri tani mësohet se për të janë disa akuza për të cilat sipas burimeve ai është dënuar. “Pastrim parash, trafik i qenieve njerëzore dhe trafik droge”, janë akuzat që pritet të lexohen nesër nga PD.

Por Babani nuk është i vetmi që do të jetë në lupën e PD, pasi ka informacione dhe për disa këshilltarë bashkiak të Shkodrës që i kap ligji i dekriminalizimit.

Partia Demokratike denoncimin me dokumente për kryebashkiakët e ka nisur me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit. PD publikoi disa dokumente që sipas saj Pjetri ishte dënuar në Itali dhe pas kësaj ky i fundit u përjashtua nga PS. Ndërkohë që ende nuk ishte shuar jehona për Pjetrin, PD nisi betejën kundër Agim Kajmakut. Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë vendimet e gjykatës greke që kanë dënuar kreun e Vorës. Kajmaku nga ana tjetër nuk ka dhënë dorëheqjen dhe i mohon akuzat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per mark babanin bashkia vau i dejes mark babani akuzat e pd per mark babanin bashkia vau i dejes mark babani

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2019, 11:51

AUSTRALI– Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e gr...