Përqafimi i Messit me nënën e tij, sa shumë emocione në një video...
Kur përfundoi ndeshja, Messi u pushtua nga emocionet dhe ecte nëpër fushë, më pas në një moment pa nënën e tij, të cilës i kishte treguar pafundësisht se sa shumë do të thotë në jetën e tij ky sukses.
19 Dhjetor 2022, 11:34Nga DOSJA
KATAR - Pas finales spektakolare, kampione e re e botës është Argjentina, e cila mposhti Francën në një lojë tejet emocionuese, sportëdashësit dhe mbështetësit e këtyre skuadrave nuk do ta harrojnë asnëherë, aq më pak Lionel Messii.
Yllit argjentinas i mungonte vetëm ky trofe në karrierën tij që tani mund të quhet krejtësisht e plotësua, si askush tjetë. Pas ndeshjes, argjentinasi i famshëm u shpall edhe futbollisti më i mirë i Botërorit të Katarit.
Kur përfundoi ndeshja, Messi u pushtua nga emocionet dhe ecte nëpër fushë, më pas në një moment pa nënën e tij, të cilës i kishte treguar pafundësisht se sa shumë do të thotë në jetën e tij ky sukses.
Të dy u përqafuan fort me njëri-tjetrin dhe video u bë virale në mbarë botën me një shpejtësi të pabesueshme.