Sport

VIDEO/ E pafalshme, Martinez bën gjestin e turpshëm pasi merr trofeun “Doreza e Artë”

Portieri i Argjentinës, teksa ka marrë trofeun, si portieri më i mirë ka bërë një gjest të shëmtuar, duke ngjallur polemika.

19 Dhjetor 2022, 10:31 Nga DOSJA

VIDEO/ E pafalshme, Martinez bën gjestin e turpshëm pasi merr trofeun

KATAR - Lumturia gjithmonë ua lë vendin disa ekseseve dhe gardiani argjentinas Emiliano Martínez nuk u përmbajt kur mori çmimin 'Doreza e Artë', e destinuar për të zgjedhur portierin më të mirë të Botërorit.

Emiliano Martinez i dha mundësi Argjentinës të fitonte 4-2 me penallti, pasi finalja emocionuese përfundoi 3-3 në kohën shtesë. Ai arriti të priste penalltinë e Kingsley Coman, ndërkohë që Aurelien Tchouameni goditi jashtë.

Por teksa është ngjitur për të marrë çmimin e akorduar, portieri 30-vjeçar i Aston Villas, ka bërë gjestin e shëmtuar, duke hapur mjaft polemika. Shikojeni videon…


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll