Sport

Pse Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë, kur mori trofeun e Kupës së Botës?… (video)

Kur ngriti trofeun e Kupës së Botës këtë të diel pas fitores kundër Francës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi veshi një pelerinë. Është një veshje simbolike në disa vende arabe, bisht.

19 Dhjetor 2022, 07:14 Nga DOSJA

Pse Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë, kur mori

KATAR - Me rastin e marrjes së trofeut të lakmuar këtë të diel, pas suksesit të Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë transparente, mbi fanelën e Albiceleste-s. Një veshje e dhënë pak çaste më parë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.

Kjo pelerinë, e cila e befasoi Messin, në fillim i hutuar, është një bisht, një pallto tradicionale arabe, e veshur nga burrat për raste të veçanta. Ajo është gjithashtu e lidhur me mbretërinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll