Sport

Arritja e pabesueshme e Di Marías që do të mbetet në histori: njeriu-gol i finaleve!...

Mund të thuhet se ‘El Fideo’ ka lindur për të luajtur në finale, pasi ai ka luajtur një rol vendimtar në katër titujt e fundit të mëdhenj të vendit të tij

19 Dhjetor 2022, 09:56 Nga DOSJA
Arritja e pabesueshme e Di Marías që do të mbetet në

KATAR - Argjentina ka festuar këtë të dielë fitimin e titullit të tretë të kampionit të botës, me Ángel Di María, i cili luajti një rol të madh në triumfin e përzgjedhjes së Lionel Scalonit.

Anësori i Juventusit, 34 vjeç, ishte i kufizuar fizikisht në një pjesë të këtij Botërori, por n ndeshjen finale u shfaq në formacion dhe shënoi golin e dytë për argjentinasit, duke mposhtur me klas Hugo Lloris.

Mund të thuhet se ‘El Fideo’ ka lindur për të luajtur në finale, pasi ai ka luajtur një rol vendimtar në katër titujt e fundit të mëdhenj të vendit të tij: në 2008, në Lojërat Olimpike të Pekinit, ai shënoi golin e fitores në finale kundër Nigerisë (1-0 ) dhe, vitin e kaluar, në mes të Maracanãs, ai u dha argjentinasve Copa America, në finalen kundër Brazilit. Këtë vit, më 1 qershor, Di María shënoi edhe në fitoren e Argjentinës (3-0) në finale, kundër Italisë, në Wembley.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll