Sport

Argjentina është kampionia e dytë e Botës, që i nis finalet me humbje...

Kanë qenë edhe tri skuadra të tjera finaliste që e kanë ngritur trofeun, duke humbur një ndeshje, por ajo nuk ka qenë e para.

19 Dhjetor 2022, 10:47 Nga DOSJA
Argjentina është kampionia e dytë e Botës, që i nis

KATAR - Kur Argjentina ra me zhurmë kundër Arabisë Saudite (1-2), në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, e vështirë për shumëkënd që ta mendonte se kompeticioni do të përfundonte për të në lavdi, si kampione bote?

Por kjo edhe pse e rrallë, ka ndodhur. Duke mos qenë diçka e paprecedentë, ka ndodhur vetëm një herë, me Spanjën, në vitin 2010, kur humbi 0-1 ndaj Zvicrës. 

Kanë qenë edhe tri skuadra të tjera finaliste që e kanë ngritur trofeun, duke humbur një ndeshje, por ajo nuk ka qenë e para. Bëhet fjalë për Gjermaninë në 1954 dhe 1974 dhe Argjentinë në 1978.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll