Sport

‘Mbreti’ Pelé uron Lionel Messin dhe Kylian Mbappe pas finales së Kupës së Botës...

Në një mesazh në rrjetet sociale, braziliani Pelé ka uruar Lionel Messin për kurorëzimin e tij kampion i Botës me Argjentinën dhe Kylian Mbappe për ‘hat-trick’ me Francën.

19 Dhjetor 2022, 06:59 Nga DOSJA
‘Mbreti’ Pelé uron Lionel Messin dhe Kylian Mbappe pas

BRAZIL - I vetmi lojtar që ka fituar Kupën e Botës tre herë (1958, 1962, 1970), ‘Mbreti’ Pelé i dërgoi urimet e tij Lionel Messit dhe Kylian Mbappé, pas finales së pabesueshme të Kupës së Botës të fituar nga Argjentina kundër Francës, këtë të diel (3-3, 4-2 me penallti).

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë emocionuese.  Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e tij. Miku im i dashur Mbappé shënoi katër gola në finale (tre në 2022, një në 2018). Sa dhuratë ishte të shikoje këtë shfaqje për të ardhmen e sportit tone, - ka shkruar legjenda braziliane. - Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinës! Diego buzëqesh tani”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll