Sport

Presidenti Al-Khelaifi krenar me Messin dhe Mbappé, por edhe Botërorin…

“Jam gjithashtu shumë krenar, shumë i lumtur me atë që kemi bërë, në nivel organizim, siguri, stadiume, pritje të tifozëve, ambiente për stërvitje. Jam i sigurt se ishte Kupa e Botës më e mirë në histori”.

19 Dhjetor 2022, 10:58 Nga DOSJA

Presidenti Al-Khelaifi krenar me Messin dhe Mbappé, por edhe

KATAR - Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain-it, ka treguar krenari të madhe me paraqitjet e Leo Messit dhe Kylian Mbappé në finalen e Kupës së Botës, si dhe me suksesin e Botërorit të organizuar në vendlindjen e tij, Katar.

“Jam krenar për lojtarët e mi. Ishte një finale madhështore, më e mira në historinë e Kupës së Botës”,- deklaroi presidenti, i cili gjithashtu shprehu kënaqësinë e madhe për suksesin e kompeticionit: “Si qytetar i Katarit, jam gjithashtu shumë krenar, shumë i lumtur me atë që kemi bërë, në nivel organizim, siguri, stadiume, pritje të tifozëve, ambiente për stërvitje. Jam shumë krenar për gjithçka. Jam i sigurt se ishte Kupa e Botës më e mirë në histori”.

Al-Khelaifi gjithashtu la një koment duke iu referuar kritikave të forta që Katari ka qenë në shënjestër për shkak të kushteve të këqija dhe vdekjes së punëtorëve migrantë në ndërtimin e stadiumeve: "Ne nuk jemi njerëz të këqinj".

Presidenti Al-Khelaifi krenar me Messin dhe Mbappé, por edhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll