Aktualitet

Elbasan/ Dyshohet se janë prekur nga virusi gripi i derrit, 3 pacientë dërgohen me urgjencë drejt QSUT-së

2 Shkurt 2019, 20:09 Nga DOSJA
Elbasan/ Dyshohet se janë prekur nga virusi gripi i derrit, 3 pacientë

ELBASAN- Tre pacientë dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit. Mësohet se menjëherë pacientët janë transportuar drejt QSUT-së, ku po mbahen nën vëzhgimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor.

Ndërkohë, pacientët u janë nënshtruar analizave, teksa priten rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik. 

Nisur nga rasti në fjalë, Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera apo përhapjen e epidemisë së rëndë.

( a.m/dosja.al )

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan gripi i derrit qsut elbasan gripi i derrit qsut

Sondazh

Poll