Politike

Pushimet e ambasadorit të BE, Luigi Soreca, ja kush e shoqëroi në jugun e Shqipërisë! (FOTO)

8 Shtator 2019, 13:21 Nga DOSJA
Pushimet e ambasadorit të BE, Luigi Soreca, ja kush e shoqëroi në

TIRANË- Ndërkohë, edhe nga vetë origjina e tij shumë familjare me shqiptarët, Soreca mesa duket është ambientuar menjëherë me vendin tonë, siç ndodh gjithmonë me italianët kur vijnë në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, mesa duket ai ka dashur që këtë verë të eksplorojë Shqipërinë dhe pa dyshim, destinacioni i preferuar janë plazhet e jugut.

Ai është bashkë me partneren e tij mjaft elegante teksa bënin një xhiro me skaf.
Që të dy duken mjaft sportivë dhe të gatshëm për të shijuar aventurat e pushimeve, për të marrë edhe pak forca dhe adrenalinë për vjeshtën e ngarkuar politike në Shqipëri, ku Soreca pa dyshim është një nga aktorët e institucioneve të Europës.

Për ta njohur pak më shumë zotin Soreca, po ju japim disa të dhëna. Ai ka punuar prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca ishte drejtor i Sigurisë në Komisionin Europian. Ai është njohës i mirë i çështjeve të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL. Si njohës i mirë i ligjit, Soreca ka ardhur në Shqipëri në momentin e duhur, tani që po kërkohet zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadori i be luigi soreca pushimet shqiptare ambasadori i be luigi soreca pushimet shqiptare

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2019, 11:51

AUSTRALI– Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e gr...