Politike

Plas “bomba’ e radhës, një tjetër kyebashkiak i PS i dënuar? Çfarë do të ndodhë nesër

  • Nesër PD denoncon me zë e figurë, ja akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Vaut të Dejës
  • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nesër do të publikohen dokumente nga Partia Demorkatike për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës.
    Featured image of article: Plas “bomba’ e radhës, një tjetër kyebashkiak i PS i dënuar? Çfarë do të ndodhë nesër Mark Babani, kreu i Bashkisë Vau i Dejës

    TIRANË- Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, mesa duket nuk janë të vetmit kryebashkiak që do të sulmohen nga PD. Dosja.al mëson se një tjetër emër do të dalë “në listën e zezë” të PD nesër.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nesër do të publikohen dokumente nga Partia Demokratike për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se Mark Babani është i dënuar dhe nesër Partia Demokratike pritet të dal në një deklaratë urgjente. Do të jetë sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ai që do të bëjë publike dokumentet për të.

    I pari që ka bërë publik këtë lajm është gazetari Ergys Kavaja, i cili shkruan se nesër bie dhe një tjetër bashki.  “…Ju pastë NANA PARTI , edhe nje tjeter “bashki” bie neser… hajde gezuar 😉”, shkruan Kavaja në Facebook. Kavaja nuk ka zbuluar erma, por Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Babanin. 

    Partia Demokratike denoncimin me dokumente për kryebashkiakët e ka nisur me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit. PD publikoi disa dokumente që sipas saj Pjetri ishte dënuar në Itali dhe pas kësaj ky i fundit u përjashtua nga PS. Ndërkohë që ende nuk ishte shuar jehona për Pjetrin, PD nisi betejën kundër Agim Kajmakut. Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë vendimet e gjykatës greke që kanë dënuar kreun e Vorës. Kajmaku nga ana tjetër nuk ka dhënë dorëheqjen dhe i mohon akuzat.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment