Politike

8 Shtator 2019, 11:51 Nga DOSJA

AUSTRALI– Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë.

Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të tyre të ri me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.”

 

 

 

Nga “zemërimi” i maqedonasve të diasporës nuk kanë shpëtuar as fqinjët (Shqipëria dhe Greqia). Në një prej fotove të mëposhtme duket qartë se mbi flamurin kuqezi janë vizatuar organë gjenitalë mashkullorë.

Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit.

Mesa duket konflikti i Ballkanit ka plasur në Australi edhe pse maqedonasit e Diasporës janë mijëra kilometra vendit të tyre të lindjes.

Megjithatë “zemërimi” nuk shpjegohet pasi marrëveshja për emrin u arrit me dakordësi nga palët politike duke shënjuar një akord historik me Greqinë. Një tjetër faktor që ndikoi në stabilizimin e vendit dhe arritjen e marrëveshjes ishte edhe ai shqiptar, gjë që shpjegon “inatin” ndaj flamurit tonë.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me incidentin apo edhe një ndjesë për përdhosjen e flamurit kombëtar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike australi maqedonia e veriut melbourne perdhoset flamuri shqiptar nga maqedonasit australi maqedonia e veriut melbourne perdhoset flamuri shqiptar nga maqedonasit

Sondazh

Poll